
Instalues për ngrohje dhe klimatizim
Aktiv Vendndodhja
Freiburg Im Breisgau, Gjermania
Kategoria
Montimi dhe instalimet
Lloji i punës
Punë në terren
Paga
3060€ - 4860€
Publikuar
15.06.2026
Përshkrimi i punës
Punë në Gjermani për instalues ngrohjeje dhe klimatizimi me punësim të sigurt, pagë konkurruese dhe akomodim të siguruar. Apliko dhe bëj një hap drejt një karriere të qëndrueshme!
🇩🇪 PUNË NË GJERMANI – Instalues i sistemeve për ngrohje, klimatizim dhe sanitare
Kërkojmë punëtorë të besueshëm dhe të motivuar për pozicionin e instaluesit të sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit. Puna përfshin montimin dhe instalimin e sistemeve të ndryshme në objekte banimi dhe biznesi, në një mjedis profesional dhe të mirëorganizuar.
Detyrat kryesore përfshijnë:
- Montimi dhe instalimi i sistemeve të ngrohjes dhe sanitareve
- Instalimi dhe lidhja e sistemeve të klimatizimit
- Instalimi dhe vënia në funksionim e pompave të nxehtësisë
- Punë sipas dokumentacionit teknik
- Mirëmbajtja e cilësisë dhe sigurisë në punë
Kushtet dhe kërkesat:
- Minim 1 vit përvojë në punë të ngjashme
- Preferohet përvoja në punë me sisteme ngrohjeje, klimatizimi dhe pompa nxehtësie
- Njohuri të gjuhës gjermane në nivelin A2 ose më shumë
- Leje drejtimi e kategorisë B
Kushtet e punës:
- Orari i punës: 07:30 – 16:30
- Mundësi për punë jashtë orarit (sipas dëshirës së kandidatit)
- Kontratë e përhershme (periudha prove 6 muaj)
Punëdhënësi ofron:
- Paga: nga 3060 deri në 4860 € bruto (varësisht nga përvoja)
- Strehim i siguruar (apartament njëdhomësh ose dydhomësh, me kosto mujore prej 450-650€ + shpenzimet e utiliteteve)
- Punë e qëndrueshme dhe bashkëpunim afatgjatë
Apliko dhe shfrytëzo mundësinë për një punë të sigurt në Gjermani!
Kërkesat
Përvoja: 1 vit
Arsimi: Arsim i mesëm profesional
Gjuha angleze: Nuk është e nevojshme
Gjuha gjermane: A2 - Biseda të thjeshta
Shtetësi e BE-së:Nuk është e nevojshme
Përfitimet
Akomodimi: I siguruar plotësisht
Ushqimi:I pasiguruar
Transporti: I pasiguruar
Procesi i intervistës
Videotelefonatë